Shënjestër e hakerave, shoferi i taksisë shpëton pasagjeren e moshuar nga mashtrimi

Biseda e rastësishme e një shoferi taksie me një pasagjere bëri që ai të kuptonte se ajo do të bëhej viktimë e mashtrimit.

Nayyer Iqbal Bhatti, 52 vjeç, nga Derby, iu kërkua nga pasagjerja e tij femër, e cila ishte sipas tij rreth 80 vjeç, të shkonte me makinë në një bankë 24 km larg.

E moshuara i kishte thënë se duhet të shkonte në bankë pasi këtë ja kishte kërkuar ta bënte një burrë që e kishte tefonuar dhe i ishte prezantuar si oficer i hetimit të mashtrimit.

Zoti Bhatti njoftoi bankën Barclays, e cila i tha se ishte një mashtrim.Banka ka paralajmëruar klientët që të kenë kujdes.

Bhatti i tha BBC Radio në Derby se kur ai e kishte marrë pasagjeren në Duffield të enjten, ajo përmendi se kishte pasur një mëngjes të tmerrshëm.

"Ajo tha që rreth orës 07:00 kishte marrë një telefonatë nga një oficer i hetimit të mashtrimit duke i sugjeruar se llogaria e saj kishte pasur një aktivitet të çuditshëm," tha ai.

 “Ajo që më alarmoi ishte se po shkonim në një degë jashtë Derbyt.“Ajo tha: “Më thanë të mos shkoja në degën e bankës në Derby sepse personi që ata dyshojnë se mund të jetë duke bërë mashtrimin punon atje". Ishte shumë dyshuese, mendova se ishte padyshim një mashtrim. Nuk doja të alarmoja zonjën. Sapo mbërritëm u futa drejt e në bankë".

Kur stafi i bankës konfirmoi se gruaja do të mashtrohej, zoti Bhatti e solli atë në degë dhe e la nën kujdesin e stafit.

Ajo i telefonoi firmës së taksive, Albatross Cars, më vonë atë mbrëmje për të përcjellë falënderimet e saj.

“Si shofer taksie, ju jeni vëllai më i madh i dikujt. Isha më shumë se i lumtur që e ndihmova, si çdo pasagjer tjetër”.

Ross Martin, kreu i sigurisë dixhitale në Barclays, tha:

"Mashtruesit shpesh bëjnë që thirrjet dhe mesazhet me tekst të duken sikur vijnë nga një kompani ose organizatë e njohur, si një bankë ose polici.

Ne inkurajojmë klientët të jenë të kujdesshëm ndaj çdo telefonate të papritur, mesazhe me tekst dhe email që marrin dhe të jenë tepër të kujdesshëm nëse u kërkohet të telefonojnë një numër ose të hapin një link.

Kushdo që nuk është i sigurt se telefonata është nga ne, duhet ta përfundojë menjëherë telefonatën dhe të na telefonojë duke përdorur numrin në anën e pasme të kartës së tij të debitit ose opsionin "Thirrje direkte" në aplikacionin Barclays".