"Mami është rrëzuar", 4 vjeçari merr në telefon ambulancën dhe i shpëton jetën

 

Një djalë katërvjeçar australian ka shpëtuar nënën e tij nga një urgjencë mjekësore duke marrë në telefon ambulancën, vetëm një ditë pasi nëna ia kishte mësuar se si ta bënte.

Monty Cocker mori në telefon numrin e urgjencës kombëtare më 27 gusht, duke u thënë operatorëve: "Mami im është rrëzuar".

"Kur mbërritëm në adresë, ai ishte në dritare... duke na bërë me dorë," tha ndihmësmjeku Mark Small.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Brenda shtëpisë, djaloshi me qetësi ndihmoi ekuipazhin e ambulancës të kuptonte se nëna e tij, Wendy, kishte pësuar një krizë.

Veprimi i tij me shpejtësi bëri një ndryshim të madh, tha mjeku.

"Veçanërisht nëse godet kokën kur bie, ose ke një krizë të zgjatur, mund të jetë mjaft serioze," tha ai.

Mjekët u rikthyen sërish në shtëpinë e katër vjeçarit duke i dhënë atij një certifikatë mirënjohjeje.

Zonja Cocker u tha gazetarëve që Monty e dinte se ai kishte bërë një gjë të mirë, por kishte minimizuar rolin e tij, duke u thënë miqve në kujdesin e fëmijëve se ishte "e lehtë".

"Gjyshja e tij erdhi dhe tha: "Ku është superheroi?" Dhe ai tha: "Oh jo, unë nuk jam superhero. Unë jam thjesht një hero," tha mamaja e tij.

Pasdite para incidentit, zonja Cocker i kishte shpjeguar Montit se si ti telefonte ambulancës në rast urgjence. Ajo nuk priste që ai do të duhej ta përdorte atë njohuri kaq shpejt.

Ajo tha se i kujtohej se nuk ndihej mirë dhe po përpiqej të telefononte burrin e saj, shkruan BBC.

"Kam ardhur në mendje dhe të gjithë ishin aty, ambulanca ishte aty. Jam shumë krenar për të... ai më shpëtoi," tha ajo.

Ndërkohë ndihmësmjeku i habitur nga katër vjeçari deklaroi:

"Unë kam qenë një ndihmës mjek për 13 vjet dhe ka pasur fëmijë më të mëdhenj që merrnin në telefon ambulancën, por kurrë, kurrë një katërvjeçar."