“Serbisë po i ngushtohet rrethi”, politologu Zaimi: Njohja e Kosovës një problem më pak për Ballkanin

Për politologun Arbër Zaimi Serbisë po i ngushtohet rrethi përsa i përket politikës që ndjek ndaj Kosovës.

Në një intervistë për RTV ORA, Zaimi tha se një Serbi që njeh Kosovën është një problem më pak për Ballkanin.

Sa i përket këmbënguljes që ka Serbia për Asociacionin e Komunave Serbe politologu Zaimi e sheh si një taktikë të Serbisë për të mos ecur shpejt në dialogun me Kosovën.

Zaimi: Pavarësia e Kosovës është një proces i kryer. Serbia përpiqet të minojë pavarësinë, por nuk besoj se trazirat mund të jenë të përmasave të mëdha. Policia e Kosovës ka treguar se e ka nën kontroll territorin e Kosovës. Asociacioni i Komunave Serbe është rrëzuar nga gjykata si i papërputhshëm me kushtetutën e Kosovës. Kanë qenë 17 shkelje në 13 kapituj. Serbia nuk është e interesuar të ecë shpejt në procesin drejt marrëveshjes. Do që ta shtyjë sa më shumë me qëllim se mos ndryshon aspekti gjeopolitik.

Tashmë është thanë hapur, ka thënë Sholtz, Serbia duhet ta njohë Kosovën, Serbisë po i ngushtohet rrethi. Një Serbi që njeh Kosovën është një problem më pak për Ballkanin. Çdo marrëdhënie rajonale do të lehtësohej nga njohja e Serbisë nga Kosova dhe e Kosovës nga Serbia nëse zgjidhet ky problem do të ketë hapësirë më të mirë për marrëdhënie ekonomike.