Gruaja përleshet me tigrin të mbrojë foshnjën 15 muajshe
Një grua përfundoi në spital me plagë të rënda pasi luftoi me tigrin për të shpëtuar fëmijën e saj 15 muajsh.
Ngjarja u shënua në Madhya Pradesh, në qendër të Indisë.
Gruaja u përlesh me tigrin për disa minuta para se fshatarët të dëgjonin thirrjet e saj për ndihmë dhe të ndërhynin.
Nëna dhe djali po marrin trajtim në spital.
Sulmi ndodhi të dielën në periferi të Rezervatit të Tigrave Bandhavgarh.
Sulmet e kafshëve ndaj njerëzve që jetojnë rreth rezervatit të tigrave nuk janë të rralla. Fshatarët me të cilët folën për BBC Hindi thanë se përveç tigrave, në fshatrat e tyre kanë hyrë edhe elefantët dhe kanë dëmtuar të korrat, shkruan BBC, raporton Ora News.
Në të gjithë Indinë, njerëzit që jetojnë në zona afër pyjeve dhe parqeve kombëtare kanë qenë dëshmitarë të një rritje të përleshjeve njeri-kafshë.
