Subvencioni nuk mjafton, fermerët aplikojnë për grurin: Nuk dalin 30 mijë lekë për hektarë
Në vendin tonë ka nisur prej një jave aplikimi në fazën e parë për subvencionet për grurin. Sipas fermerëve të Myzeqesë shifrat e ofruara nga qeveria për hektarë jo vetëm që nuk mjaftojnë por janë minimale. Ata bëjnë thirrje për rishikim të skemës, ndërsa thonë se çmimet e të gjitha produkteve të lëndës së parë janë rritur ndjeshëm këtë vit.
Rreth 400 fermerë kanë aplikuar në 6 ditë për skemën e subvencioneve për grurin në zonën e Myzeqesë.
Fermerët që po aplikojnë për këtë skemë thonë se shteti ofron vetëm 30 mijë lekë për hektarë, që sipas tyre është një vlerë e ulët.
“Tha duhet të mbjellësh 1 hektar por unë aq tokë kam.”
Edhe pragu mbi 1 hektarë të mbjella sipas fermerëve të vegjël konsiderohet e lartë për ta.
“Edhe 300 mijë lekë që jep ky nuk del.”
“300 mijë lekë të vjetra është shumë pak me këtë çmim që ka arritur karburanti.”
Fermerët që kanë përfituar naftë vitet e kaluara thonë se sasia që po ofrohet nuk mjafton, ndaj bëjën thirrje për rishikimin e skemës.
“Nuk kam marrë koston e duhur, kam marrë një pakicë.”
Në fazën e parë për 6 ditë në të gjithë vendin mësohet të kenë aplikuar rreth 2500 fermerë.

