Shqiptari dhe greku që humbën jetën në Prevezë i kishin shpëtuar një shpërthimi në të njëjtin biznes në 2016

Shqiptari dhe greku që humbën jetë tragjikisht nga shpërthimi i ndodhur në fermën e peshkut në Prevezë i kishin mbijetuar një tjetër shpërthimi në të njëjtin biznes në vitin 2016.
Greku kishte shpëtuar edhe shokun e tij shqiptar duke e hedhur në një rezervuar me ujë.
Një fajkt të tillë e zbuloi për mediat greke e veja e 39-vjeçarit Gerasimos Faturou , Zenovia Paschos.
“Në vitin 2016 ndodhi sërish një shpërthim në këtë biznes dhe burri im shpëtoi. Në fakt, kishte arritur të shpëtonte edhe shokun e tij, atëherë. Ai e hodhi në një rezervuar me ujë. Të dy u shpëtuan. Megjithatë dje ata u larguan përgjithmonë".
“Të dielën mbaronte punën dhe kthehej në shtëpi. Po e thërrisja por asgjë... Nuk e dija se çfarë po ndodhte" vijon ajo.
"Motra ime më merr në telefon dhe më thotë: “Në biznesin ku punon Gerasimos ka ndodhur një shpërthim”. U nisa drejt punës së tij për ta gjetur dhe takoj rrugës kontabilistin e kompanisë që po vinte në shtëpinë time. Më thotë: "Maki shkoi."
“Shefi i tij nuk i dha pushim, nuk i bëri dhuratë për Krishtlindje dhe Pashkë, vetëm për ditë pushimi, herë pas here…Të dielën i thashë “Maki mos shko në punë, mos shko në punë”.Burri im ishte gjithmonë i gatshëm, ai ishte i mirë, ai ishte një makinë me shumë detyra për ta. Fatkeqësisht, kushtet në punë nuk ishin ideale. Burrit tim i kishin ofruar një punë tjetër këtu në Prevezë dhe donte të shkonte por nuk ia doli”, përfundon Zenovia Paschou.
