Meta do të njoftojë protestën e parë, Andoni: Deklarata të tepërta, të lodh diskursi i Ramës e citimet e Berishës

Analisti Ben Andoni gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ka komentuar qëndrimin e Ilir Metës sa i përket nisjes së protestave. 

Andoni u shpreh se deklaratat e Metës janë të tepërta pasi duhet që Shqipëria të votojë normalisht.

Ben Andoni: Deklarata të tepërta, pres dhe dua që  Shqipëria të votojë normalisht. Kjo është një nga shtyllat e liberalizmit. Të votojë i lirë. Të ketë një treg të lirë. Dhe individi të ketë mundësi të zgjedh. Nëse i bëjnë këto të treja nuk më intereson kush vjen në pushtet, më intereson njeriu që i mundëson tregtarit shqiptar të mos i zënë frymën. Të kemi zgjedhje si në Kosovë. Ndaj më ka lodhur diskursi i Ramës, citimet që bën Berisha. Partitë që nuk krijojnë dot demokraci të brendshme nuk mund të krijojnë parti të parë.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat ditën e sotme tha se brenda 24 orëve do të njoftojë për protestën e parë që do të mbahet.