“Kosova ekziston prej ndihmës amerikane”, analisti Andoni: Të paqartë për “Open Balkan”
Analisti Ben Andoni gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ka fulur rreth marrëdhënieve Kosovë-Sebi dhe qasjes që kanë amerikanët ndaj nismës “Open Balkan”.
Andoni shprehet se nuk ka një artikulim të qartë nga departamenti amerikan lidhur me faktin nëse duhet apo jo “Open Balkan” por theksoi se Kosova ekziston prej ndihmës së madhe amerikane.
Ben Andoni: Fillimisht janë të paqartë gjermanët që kanë iniciuar Procesin e Berlinit, janë të paqartë europianët të cilët morën përsipër të vazhdojnë procesin e Berlinit. Premtimet që janë dhënë kanë ndalur në këtë moment. Do të quhet si ogur i mirë që është përfshirë pala amerikane sepse duam apo nuk duam ne Kosova ekziston prej ndihmës së madhe amerikane. Në instance të SHBA ka paqartësi për Kosovën. Administrata e Tramp kishte vizion për prevalim të pjesës ekonomike. Kurti po luan mirë me reciprocitetin, por i çalon pjesa e mosdakordësisë me njerëzit e tjerë. Nga departamenti nuk kemi artikulim të qartë që duhet Ballkan Open. Futja e Hill, integrimi i Hovendier por dhe ambasadori amerikan në Bosnje po mundohen që marrëveshja ti japi Kosovës por të mos e shpërdorojë imazhin e Serbisë.
Sakaq Andoni nxori në pah dhe nevojën që ekziston që shqiptarët të kenë më shumë njohuri mbi serbët. Sipas tij kjo ju jep një lloj dimensioni serbëve të shpalosin dhe teori që nuk qëndrojnë, për vjetërsinë, shtet formimin, për kur janë bërë shtetet kombe në vendin tonë.
Ben Andoni: Krijimi i një shteti tjetër shqiptar duket sikur po na bashkon por ne po ndahemi me njëri tjetrin. Duhet të kishim studime të reja që ne ti njohim siç na njohin ato (serbët). Rezulton që nuk njohim mirë serbët. Kjo ju jep një lloj dimensioni serbëve të shpalosin dhe teori që nuk qëndrojnë, për vjetërsinë, shtet formimin, për kur janë bërë shtetet kombe në vendin tonë. Po shkohet drejt një marrëveshje Serbi-Kosovë. Serbia nuk do ta njoh Kosovën dhe Kosova nuk do ta njoh Serbinë. Do të kemi siç kanë qenë dikur dy Gjermanitë.