Errësirë totale për Kukësin, Kastrioti e mund në shtëpi me gol në minutën e fundit. Barazim në Durrës
Kukësi zhytet në krizë ende pa filluar kampionati i Abissnet Superiore 2022-2023. Në javën e tretë, skuadra e Skënder Gegës regjistron një humbje tjetër në kohën shtesë, këtë herë edhe më të rëndë se ajo ndaj Vllaznisë.
Kastrioti fundos verilindorët 2-1 në “Kukësi Arena” pasi shënoi një gol në minutën e 90 që mund të rëndojë shumë në moralin e vendasve. Ndeshja nisi e ekujlibruar dhe pa shumë raste nga të dyja skuadrat por me kalimin e minutave Gega ndryshoi diçka në mekanizmat e skuadrës së tij duke futur në lojë Gjelbrim Taipin.
Në pjesën e dytë, Zivkovic gjen me lehtësi kohën dhe shkëputet i vetëm duke shënuar një gol që u mendua se do ta bënte më të lehtë ndeshjen për Kukësin por Kastrioti reagoi dhe e bëri me krenari.
Vetëm 8 minuta më pas, Prenkocevic barazoi shifrat pasi u asistua saktësisht dhe nuk i la asnjë alternativë portierit Tafas që mund të kishte bërë më shumë në golin e dytë të shënuar nga Mehmeti me një goditje të fortë nga jashtë zonës. Pas dy javëve të para, Kukësi numëron vetëm 1 pikë ndërsa Kastrioti ngjitet në kuotën 4.
Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Teuta dhe Erzeni ndanë një barazim pa gola që dhuroi pak emocione dhe nga një pikë për çdo skuadër.
