Merseyside, derbi nuk ka gola por shumë spektakël. Liverpool dhe Everton ndajnë pikët (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2022, 15:29
Derbi emocionues por pa gola në Liverpool mes Everton dhe skuadrës së Jurgen Klopp. Pickford dhe Allison protagonistë me gardianin e “Toffees” tre herë vendimtar në finalizimet e Firminhos duke i mohuar brazilianit gola pothuajse të sigurt.
Katër shtylla gjithashtu që tronditën dy portat respektive dhe një gol i anuluar I Coady për punë milimetrash në dëm të Everton që gëzoi përpara kohe por më pas nuk arriti të festonte në një ndeshje që zgjati 96 minuta dhe dhuroi të gjitha emocionet e mundshme përveç golit. Topin e golit të frymës së fundit e pati Salah në sekondat e fundit duke e stopuar në shtyllë.
Barazim që e largon edhe më shumë Liverpoolin nga kreu i klasifikimit ndërsa Everton mbetet në kuotën 4 barazime dhe dy humbje.
