"Simply the best"/ Serena Williams largohet nga tenisi si më e madhja e historisë

Serena Williams largohet mes lotësh. Tenistja rekordmene e të gjitha kohërave humbi në raundin e tretë të US Open duke i dhënë lamtumirën sportit që e deshi aq shumë. 

"Simply the best"/ Serena Williams largohet nga tenisi si më e

Ovacionet e publikut me sfondin e këngës "Simply the best", mes lotësh Serena u përshëndet gjatë me njerëzit e pranishëm në fushën qëndrore të Flushing Medows. 

"Simply the best"/ Serena Williams largohet nga tenisi si më e

Ajla Tomljanovic triumfoi 7-5, 6-7, 6-1 ndaj amerikanes që largohet nga sporti me 23 trofe slam, 73 tituj, 856 ndeshje nga të cilat ka fituar më shumë se 90 milionë euro. 

Serena ka fituar gjithashtu 4 medalje ari olimpike dhe mban rekordin e 319 javëve në vendin e parë të renditjes WTA.