Toronto, Bernardeschi përpiqet të mësojë anglisht por shikoni se sa të vështirë e ka (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2022, 14:42
Federico Bernardeschi e ka seriozisht aventurën në Amerikën e Veriut me Toronto FC. Ish-sulmuesi i Juventusit, i transferuar në MLS gjatë kësaj vere, ka nisur punën jo vetëm në fushë ku po shfaqet protagonist, por edhe në klasën e anglishtes ku impenjimi nuk është tërësisht maksimal.
Me 6 gola në 8 ndeshje ai është njeriu i momentit te Toronto ku gjithsesi anglishtja e tij është shumë e çalë. Për t’u rritur edhe në këtë aspekt, ai po merr leksione nga mësuesja e quajtur An Marry.
Shikoni se si një italian përpiqet hedh hapat e parë edhe në gjuhën angleze.
