Rooney sulmon Cristiano Ronaldon: Ishte po aq i rëndësishëm sa Park Ji-sung
Wayne Rooney e ka me Cristiano Ronaldon. Pas tekave të vazhdueshme që ka shfaqur luzitani i cili kërkoi largimin me çdo kusht nga “Djajtë e kuq”, ish bomberi anglez, sot trajner i Washington e sulmon edhe pse jo drejtëpëdrejtë numrin 7 duke e krahasuar me koreanin Park Ji-sung në periudhën kur të tre ishin pjesë e United.
“Nëse thua Ronaldo, një fëmijë 12 vjec do të thotë: sigurisht që e njoh sepse ka qenë një lojtar i madh te Man. United por nëse i përmend Park Ji-sung mund të mos e dijë fare se për çfarë po flet. Kushdo që ka luajtur me të e di shumë mirë se Park ishte po aq i rëndësishëm për skuadrën tonë.
Unë dua të flas për skuadër dhe jo për yje sepse kjo është gjëja më e rëndësishme në futboll. Rëndësia e skuadrës është thelbësore për të kuptuar se cfarë nevojitet vërtet për të fituar”, deklaron Rooney.
