VIDEO- E hapi me vonesë parashutën, ylli 21-vjeçar i TikTok-ut humb jetën në aksidentin tragjik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2022, 16:55
Ylli i TikTok-ut, Tanya Pardazi, humbi jetën në një aksident tragjik me parashutë, në moshën 21-vjeçare.
Sipas miqve të ish-gjysmëfinalistes së Miss Kanadasë, Pardazi vdiq gjatë kryerjes së aktivitetit në Ontario të Kanadasë më 27 gusht, raportoi The Independent të shtunën.
Kompania e parashutës në një deklaratë tha se Pardazi e hapi parashutën e saj shumë vonë ndërsa ishte në ajër gjatë kursit të saj të parë solo.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku u shpall e vdekur.
Pardazi, e cila kishte pothuajse 100,000 ndjekës të TikTokut, ka konkurruar më parë në konkursin e bukurisë “Miss Canada”, duke arritur deri në gjysmëfinale, në 2017.
Ajo gjithashtu studionte për filozofi në Universitetin e Torontos.

