Manja emëron Geraldo Durdaj në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave
Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 1 Shtator 2022, 15:18
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka emëruar në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Geraldo Durdaj.
Vendimi për emërimin e drejtorit të ri, u është prezantuar ditën e enjte, 1 shtator 2022 punonjësve të kësaj agjensie.
Durdaj vjen në këtë detyrë, pas largimin me shkarkim të Jonida Baçit. Më parë Durdaj, mësohet se ka shërbyer pranë Drejtorisë së Antikorrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë.
“Ora News” mëson se drejtori i sapo emëruar është djali i Zamira Durdaj, gruas nga Gërdeci që nuk hoqi kurrë dorë nga kërkesat për drejtësi, lidhur me vrasjen e djalit të saj të vogël në tragjedinë e 15 Marsit, të ndodhur në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec.

