“Me Berishën kemi kimi”, Meta: Shqiptarët duhet të jenë çdo minutë në protestë
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë deklaratës për mediat teksa u pyet nga gazetarët lidhur me marrëdhënien e tij me Berishën ai u shpreh se kanë kimi të mrekullueshme.
Ilir Meta: Me zotin Berisha kemi kimi të mrekullueshme kështu që takohemi nuk takohemi, jemi online.
Sa iu përket protestave ai tha se shqiptarët duhet të jenë çdo minutë në protestë.
Ilir Meta: Shqiptarët duhet të jenë çdo minutë në protestë. Këta vjedhin çdo ditë. Shihet me çmimin e naftës. Kanë kaluar çdo limit aq sa duket sikur jemi ne në luftë dhe jo Ukraina. Sepse shteti shqiptar ju ka shpallur, luftë qytetarëve shqiptar. Kjo qeveri ka vetëm një mision, shkatërrimin e këtij vendi, plaçkitjet e këtij vendi.
Meta u shpreh se kanë vijuar takimet me strukturat drejtuese.
Ilir Meta: Dje kemi pasur takim me drejtues dhe aktivist, nga 25 korriku nuk ka pushim për Partinë e Lirisë.