Regjistrimi në universitete, 5 mijë e 600 maturantë nuk fituan asnjë program studimi në fazën e parë
5 mijë e 900 maturantë nuk kanë mundur të fitojnë asnjë program studimi në universitetet publike apo private.
Ata do të duhet të presin përfundimin e fazës së parë të regjistrimeve që nis të premten e dy shtatorit.
Pas kësaj faze që zgjat 48 orë pritet të lirohen ato degë që janë zënë nga maturantët me rezultate të larta, shumë prej të cilëve janë shpallur fitues në disa programe.
"Eksperienca ka treguar që gjithë këto vite, shumica e rezultateve kanë fituar një nga degët që kanë aplikuar brenda raundit të parë. Mbi 75 % e maturantëve arrijnë të regjistrohen brenda raundit të parë. Nëse jo në raundin e parë, ka një raund të dytë," tha Arjan Xhelaj, Drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar.
Regjistrimi do të kryhet pranë sekretarive të fakulteteve ku maturantët janë shpallur fitues.
Një mjeti identifikimi, fotokopja e noterizuar e diplomës së maturës shtetërore së bashku me certifikatën e notave si dhe dy fotografi janë dokumentet që nevojiten.
"Një maturnat që është regjistruar dhe shikon se ka ende kuota të lira dhe dëshiron ta ndryshojë degën, mund të çregjistrohet në fund të raundit dhe të riaplikojë raundit tjetër," tha ai.
Raundi i parë i regjistrimeve do të zgjasë deri në datën 15 gusht dhe gjatë këtyre ditëve maturantët këshillohen të ndjekin me kujdes renditjen në portalin U-Albania.