Bordi nxjerr çmime të reja për naftën e benzinën, ja sa lekë do shitet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2022, 13:46
Bordi i Transparencës vendos çmimin e ri për naftën, benzinën dhe gazin.
Çmimi I naftës është ulur me 2 lekë, jo më shumë se 237 lekë/litri.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzene të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 shtator ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
