Kadastra mbyll procesin e rivlerësimit, 110 mln dollarë në arkën e shtetit
Pas thuajse 2 vitesh rivlerësimi për banesat është kthyer në vlerat maskimale prej 15 %, duke sjellë përfitim ekonomik për shumë familje shqiptare që shfrytëzuan pagesën e saj me 3%.
Ky nuk ishte rasti i parë i uljes së kësaj takse, por shifrat tregojnë se procesi i kryer gjatë kësaj periudhe mban rekordin për numrin e qytetarëve që u përfshinë në të.
"53 mijë janë qytetarë të cilët u futën në procesin e rivlerësimit morën faturën dhe më pas nuk vijuan më tej. Për 398 familje nuk u përfundua procesi i rivlerësimit" tha Artan Lame, kreu i kadastrës.

Rekordin e mban Tirana me 47.293 rivlerësime, ndërsa vendin e fundit Hasi me vetëm 35 rivlerësime.
Ky proces i cili nxiti qytetarët të bëjnë rivlerësimin e pronave të tyre, solli edhe rreth 110 milion USD të ardhura në Buxhetin e shtetit.
"Të ardhurat janë dyfishi i procesit më të madh të mëparshëm" tha Lame

Komunikimin për media, kreu i kadastrës shqiptare, Artan Lame e mbyll edhe me një ndjesë.
"Do kërkoja ndjesë për ata qytetarë që diku iu vonua procesi, diku mezi iu llogarit fatura apo dikujt iu bë gabim dhe u detyrua t’i rikthehet” tha Lame.
Përmbyllja e këtij procesi,do të sjellë edhe lehtësim në ngarkesën e shërbimeve që jepen nga ASHK, pasi ky proces përbënte rreth 10% te shërbimeve të ofruara për qytetarët.
Pas këtij procesi Kadastrën Shqiptare do të fokusohet në vijimin e procesit të dixhitalizimit të arkivave; - Përmirësimi i materialit hartografik të Republikës, dhe Përmirësimi cilësor i shërbimeve ndaj qytetarëve.
Rivleresimi
Procesi i rivlerësimit të pasurive u hap me 5 shkurt 2020, u zgjat me ligjin 164/2020, u zgjat sërish me aktin normativ 35/2021 dhe u mbyll më 02 gusht 2022.
Për herë të parë ky proces është bërë në vitin 2011 dhe ndër vite ka pasur nivel të ndryshëm të taksës së rivlerësimit.