Fluturon ... Fluturon ... Nafta! Shkon 248 lekë/litri
Fluturon sërish çmimi i naftës.
Bordi Transparencës ka vendosur çmimin shitjes me pakicë të naftës jo shumë se 248 lekë/litri, 9 lekë më shumë se çmimi i caktuar më 23 gusht.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri, 4 lekë më pak se çmimi i caktuar më 23 gusht
Ndërkohë gazi është rritur me 1 lekë, dhe do të jetë 79 lekë/ litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
"Vendimet e Bordi i Transparencës në datë 27 Gusht 2022, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran ku benzina ështe ulur me -33$/ton dhe Gazoili është rritur me + 75 $/ton nga data 22.08.2022.
Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet në bursën Platz të mezdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit. Situata që po kalojmë nuk është zakonte, ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase por edhe e levizjeve të tregjeve ndërkombetare" sqarohet përmes njoftimit për shtyp të shpërndarë sot në mesditë nga ministria e Financave.
Ndërkohë opozita kërkon nga qeveria që të shkrijë menjëherë Bordin e Transparencës në mënyrë që t’i hapet rruga uljes së çmimit të naftës në vend.

