Balluku: Lajm i rremë që ka rënë çmimi i naftës në bursa, Bordi nuk vendos çmime, bën transparencë
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, zv. kryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku komentoi edhe çmimin e naftës në vendin tonë.
E pyetur nga gazetarja Enkelejda Mema ajo u shpreh se bordi i transparencës nuk vendos çmime nafte, por është aty për transparencë.
Ajo shtoi se nuk është e vërtetë që çmimi i naftës në bursa ka rënë duke thënë se Bordi i referohet çmimit të produktit.
Balluku: Bordi nuk ndikon në çmimin e naftës, po është aty për të kontrolluar dhe bërë transparencë publike. Ne si bord nuk e rrisin dhe nuk e ulim çmimin e naftës. Kam dëgjuar kohët e fundit se ka një abuzim në medie edhe nga politikanë për çmimin e naftës në bursa që ka rënë, fakt që është totalisht i rremë dhe nuk ka asnjë bazë të vërtetë. Çmimi që i referohen zotërinjtë ka të bëjë me çmimin krudo ndërsa ne i referohemi çmimit të produktit, me çmimin e diesielit dhe gazit, duke iu referuar bursës Planc. Është shumë e lehtë dhe transparente për të parë se si janë çmimit në bursë sot.
Krahasimi me rajonin, e kemi thënë disa herë se kemi bërë një analizë se çfarë përmban çmimi i karburanteve me taksat, pra taksën e qarkullimit dhe atë të karbonit Mali i Zi dhe Maqedonia e paguajnë në mënyrë të veçantë, kjo është diferenca, sepse ndryshe do të shkonte në të njëjtat nivele.
Në mbledhjen e parë pas pushimeve verore qeveria vendosi të lërë në fuqi edhe për 3 muaj paketën e ndihmës për transportin urban qytetas dhe ndërqytetas.

