“Dimër i vështirë”, Bozdo: Rama do të rrisë çmimin e energjisë, vendimi është marrë
Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo në një deklaratë për mediat u shpreh se shqiptarët duhet të përgatiten për një dimër shumë të vështirë, pasi Rama do të rrisë çmimin e energjisë për familjet dhe bizneset e vogla.
Sipas tij kriza ka nxjerrë zbuluar gjithë propagandën shumëvjeçare të qeverisë mbi suksesin e reformës energjetike. Bozdo shprehet se ishin dhe janë të gjitha pallavra.
Eno Bozdo: Edi Rama do të rrisë çmimin e energjisë për familjet dhe bizneset e vogla. Do ta rrisë, edhe pse këto muaj ishte përbetuar për të kundërtën. Kështu, nga tetori e tutje, familjet shqiptare, do të paguajnë shumë më tepër për të siguruar ngrohjen e domosdoshme në muajt e ftohtë të vitit, ndërsa bizneset e vogla për të siguruar aktivitetin e tyre të përditshëm. Edi Rama ka muaj që zotohet se çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël nuk do të preket, por sipas zakonit, po bën ekzaktësisht të kundërtën. Sipas Ramës, ata që konsumojnë mbi një sasi të caktuar energjie, do ta paguajnë me çmimin e tregut, praktikisht 10 herë më shtrenjtë, duke vendosur një fashë konsumi, të njëjtën fashë të cilin ai vetë e hoqi në vitin 2014.
“Vetëm në një gjë Rama nuk gënjen: kur thotë se situta në sektorin energjetik është katastrofike. Në fakt ashtu është. Më e rënda në 30 vitet e fundit. Kriza ka nxjerrë zbuluar gjithë propagandën shumëvjeçare të qeverisë mbi suksesin e reformës energjetike. Ishin dhe janë të gjitha pallavra. Pavarësisht se çfarë deklaron Rama sot, dhe se si e justifikon këtë vendim, nga tetori të gjithë do të paguajmë shumë më shtrenjtë. Direkt apo indirekt.”
“Shqiptarët duhet të përgatiten për një dimër shumë të vështirë, jo për shkak të botës, por për shkak të Ramës”, u shpreh Bozdo.
