Erebara: T’i kërkojmë llogari qeverisë për keqmenaxhimin energjisë, s'ka transparencë për projektet që ka
Gazetari Gjergj Erebara teksa ka folur për krizën energjitike, ka thënë se ne si qytetarë duhet t’i kërkojmë llogari qeverisë për keqmenaxhimin e sistemit të energjitike.
Në një intervistë për RTV ORA, me gazetaren Kostana Morava, Erebara tha qeveria ka një nivel shumë të vogël transparence teksa u pyet për anijet nga Bangladeshi për energji.
“Duhet t’i kërkojmë llogari qeverisë llogari për keqmenaxhimin shumë vjeçar të sistemit të energjitikës, por kjo nuk na shmang detyrimin tjetër si qytetar që duhet të kursejmë energjinë elektrike.
Qeveria ka një nivel shumë të ulët transparence dhe nuk ka bërë kurrë të qartë se çfarë projekti ka dhe fondet që ka vënë në dispozicion.“- tha ai.
Qeveria shqiptare për të përballuar situatën në bursa sa i përket çmimit të energjisë elektrike ka zgjedhur të prodhojë nevojat prej dy anijeve të posaçme.
