Qeveria asnjë vendim për pensionistët e invalidët, zgjat me 3 muaj ndihmën për transportin urban

Qeveria nis punën dhe në mbledhjen e parë pas pas pushimeve verore vendos të lërë në fuqi edhe për 3 muaj paketën e ndihmës për transportin urban qytetas dhe ndërqytetas.

Por nuk ka marrë vendim për paketën e rezistencës për pensionistët dhe invalidët.

Një nga 5 pikat e mbledhjes ka qenë pr/vendimi për përcaktimin e procedurave të  dokumentacionit dhe masës së kompensimit të transportit qytetas dhe ndërqytetas, rreth qytetas pjesë e paketës antikrizë.

“Kjo paketë të vazhdojë e të qëndrojë në fuqi për muajin gusht, shtator dhe tetor. Më 13 prill 2022 u përcaktua masa e kompensimit që ka qenë në fuqi deri në fillim të gushtit. Nga paketa e dhënë në dispozicion është tërhequr 60 % e fondeve në dispozicion" tha Balluku ne një prononcim pas mbledhjes së qeverisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

xNë rend të ditës kanë qenë dhe vendime që kanë të bënë me akte të shpronësimeve.

Belinda Balluku komentoi edhe çmimin e naftës në vendin tonë. E pyetur nga gazetarja Enkelejda Mema ajo u shpreh se bordi i transparencës nuk vendos çmime nafte, por është aty për transparencë. Ajo shtoi se nuk është e vërtetë që çmimi i naftës në bursa ka rënë duke thënë se Bordi i referohet çmimit të produktit.