Nedved në versionin e “shfrenuar”, Kush do të godasë zv/presidentin apo vetë Juventusin?

Videot e publikuara në rrjetet sociale ku zv/presidenti i Juventusit shfaqet duke kërcyer nën shoqërinë e 3 vajzave duket se janë bërë disa vite më parë dhe publikimi tani jo vetëm që shkaktoi stuhi por ka ngritur mjaft pikëpyetje 

Mediat italiane shkruajne se pamjet janë bërë tre vite më parë dhe pikëpyetjet lindin tek "rastësia' e çuditshme e publikimit tani, sikur dikush do të godasë nënpresidentin e Juventusit apo vetë klubin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Videot janë marrë nga pushimet në Piemonte mes kështjellave dhe liqeneve por edhe një udhëtim në Xhenova.

Sigurisht një dhuratë e keqe për Pavel Nedved, fituesin e Topit te Artë, i cili sot më 30 gusht feston 50 vjetorin e tij të parë. Nje festë që sigurisht do të jetë pa kamera.

Ne videot që bënë xhiron e rrjetet tre femrat që shfaqen në shoqërinë e ish-mesfushorit. Nedved vendos duart në vende të ndaluara, ndërsa pamjet janë bërë virale në tik tok.