E dashura e re e Mbappe është modelja e parë transgjinore në kopertinën e Playboy

Mediat italiane dhe franceze raportojnë se pas ndarjes me aktoren Emma Smet, Kylian Mbappe prej muajsh shoqërohet me një modele të famshme Ines Rau.

Ajo u bë e famshme në mbarë botën në vitin 2017 si modelja e parë transgjinore që doli në një kopertinë të Playboy.

Mbappe ka zgjedhur të qëndrojë në Paris, me një kontratë stratosferike, duke u bërë lojtari më i paguar në histori të futbollit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Së fundmi ai është fotografuar duke udhëtuar me miqtë e tij, së bashku me disa bukuroshe, njëra prej të cilave dukej se ishte e dashura e tij e re e cila thuhet se ka qenë djalë para se të mbushte 16 vjeç.

Pasi e morën vesh fansat, bënë shaka: Meshkujt i kuptojnë më së miri meshkujt.

Mediat shkruajnë se të dy janë lidhur prej disa muajsh. Ata fillimisht u kapën për herë të parë majin e kaluar gjatë Festivalit të Filmit në Kanë. Më pas, paparacët e fotografuan atë me Inesin në një jaht.

E dashura e re e Mbappe është modelja e parë transgjinore në

Kush eshte Ines

Ines Rau, e lindur në Paris në vitin 1990 nga prindër algjerianë, u bë e njohur në të gjithë botën sepse ishte modelja e parë transgjinore në kopertinën e Playboy në vitin 2017. Në moshën 16-vjeçare, Ines iu nënshtrua një operacioni për të ndryshuar seksin, por vetëm në moshën 24-vjeçare e tha publikisht historinë.

Në vitin 2018 u publikua libri i saj autobiografik me titull "Gruaja". Me këto fjalë Ines përshkroi transformimin e tij nga burrë në grua: "Ndjej se shpirti im më në fund është i lirë, sikur të ishte hapur dryni që më mbajti të mbyllur për kaq shumë kohë. Këtë herë jam totalisht grua".