Mos i flakni reliket e sportit, kjo kartë u shit për 12.6 mln dollarë. Ia kaloi dhe "Dorës së Zotit" të Maradonës

Nisni të kërkoni për kartat e vjetra të bejsbollit. Ata sot mund të kushtojnë miliona në ankande.

Kjo ka ndodhur dhe me kartën e bejsbollit të Mickey Mantel e vitit 1952 e cila është shitur të dielën në mëngjes për 12 600 000 dollarë, bën të ditur CNN.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kjo është karta më e shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në ankand. Madje dyfishoi dhe rekordin e mëparshëm për një kartë bejsbolli të Honus Wagner u shit për 6.6 milionë dollarë vitin e kaluar.

Mposhti dhe rekordin për çdo artikull “relike sportive”. Anashkaloi dhe shitjen prej 9.3 milionë dollarësh të fanellës së famshme të Diego Maradonas 'Hand of God' (Dora e Zotit).