Ikën Iris Ago, Ervin Koçi emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit së Pastrimit të Parave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2022, 20:38
Iris Ago nuk do të jetë më Drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Lirimi i saj nga detyra është vendosur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë, 31 gusht, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
Ago u zgjodh në këtë detyrë më 22 qershor të këtij viti.
Në vend të saj është emëruar Ervin Koçi, ish deputet i PS-së. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

