Sali Berisha: Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano e hëngri mafia Rama-Çuçi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se Gledis Nano është viktimë e zbulimit të lidhjeve të freskëta me krimin të vëllait të kryeministrit Olsi Rama dhe Ministrit Çuçi.

Në një reagim lidhur me shkarkimin e tij nga drejtimi i Policisë së Shtetit, ai thotë se Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano e hëngri mafia Rama-Çuçi.

Sali Berisha: Ai u shkarkua pa asnjë shkak direkt madhor. Në mjediset e mafjas shtetërore, gosipi u përhap se Nano iku se kishte zbuluar dhe paditur lidhje të rrezikshme të Ardi Veliut dhe kupolës tjeter të policisë me trafikantë droge dhe shpërblime të mëdha prej tyre.

Mirëpo, burime tjera të thella pohojnë se Nano nuk u largua se zbuloi lidhjet e njohura të krimit të Veliut dhe kupolës tjeter të policisë por atij i kushtoi koken:

1- Afera e Olsi Ramës me Call-center në të cilën qytetarë gjermanë humbën miliona euro në skemë mashtrimi nga call-center i Tiranës. Nano po bashkëpunonte në hetimin nga të huajt të kësaj çeshtjeje përvëluese për këndin Rama.

2- Gledis Nano me autoritetet Italiane gjetën se ngarkesa e fundit prej 2,2 ton kanabis është transportuar me anije të klubit të velave të velistit të apasionuar, ministrit të familjes Çuçi. Ndaj dhe mafia Rama-Çuçi e flakën atë si limon të shtrydhur.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano është shkarkuar sot nga detyra ku u emërua 10 muaj më parë pas dorëheqjes së Ardi Veliut.  Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se vendimi u mor për shkak të mos përmbushjes së objektivave ndërkohë nga Partia e Lirisë Nano u quajt "kokë turku".

Ora News mësoi se Gledis Nano nuk ka pranuar të japë dorëheqjen. Ambasada e SHBA-së përmes një postimi në twitter tha se Nano ishte "parnter i fortë i SHBA-së. Përkohësisht do të zëvendësohet nga Tonin Vocaj.