Kriza e çmimeve/ Ibrahimaj: Do të ketë paketë të dytë për shtresat në nevojë
Lufta në Ukrainë vazhdon të ketë ndikim në tregjet ndërkombëtare duke prekur gjithashtu edhe Shqipërinë. Pavarësisht kësaj ministria e financave Delina Ibrahimaj shprehet se ekonomia shqiptare është e qëndrueshme duke e përballuar situatën.
Megjithatë prej korrikut nuk ka një paketë ndihme për familjet të cilat nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve, e për këtë ajo shprehet se muajin e ardhshëm do të merret vendimi.
“Këtë paketë të plotë masash do ta bëjmë publike. Paraprakisht ajo përfshin ato masa që janë marrë deri tani dhe reflektimin e vijëmësisë së masave qoftë për mbështetjen e bizneseve apo konsumit”
Çmimi i karburanteve është shqetësimi i këtyre ditëve, por Ibrahimaj shton se bordi i transparencës do të vazhdojë të funksionojë pavarësisht kritikave
“Bordi përcakton çmimet e naftës së rafinuar të benzinës apo gazit, dhe në asnjë rast bordi nuk është mbledhur në ngritjen apo uljen e këtyre çmimeve."
Prej muajit mars qeveria vendosi krijimin e strukturës së posaçme për të monitoruar fitimin e kompanive në tregtimin e karburanteve. Nga ana tjetër janë refuzuar kërkesat për uljen e taksave që vendosen në të
