Të rinjtë as në punë as në shkollë/ Zbulohet drafti: 27% mbesin jashtë sistemit, dyfishi i BE
Në Shqipëri më shumë se 27 % e të rinjve janë pa punë dhe jashtë sistemit arsimor. Të dhënat zbulohen në strategjinë e propozuar prej qeverisë ku theksohet se kjo është dyfishi i situatës në vendet e be. Nga ana tjetër parashikohet krijimi i të drejtave të LGBTI si dhe mbështetja e familjeve të reja.
Përmes një strategjie prej 85 faqesh ministrja e shtetit për rininë e fëmijët synon integrimin e të rinjve në shoqëri. Përmes një sërë analizash dhe argumentet paraqitet dhe situate kritike në vendin tonë edhe pse nuk jepet asnjë shifër sa i përket emigrimit të lartë. Madje sipas EUROSTAT çdo vit nga vendi ikin deri në 50 mijë persona kryesisht të moshës nga 14 deri në 27 vjeç. Gjithsesi ndër të tjera në draft theksohet se nevoja për këtë dokument vjen për shkak të rritjes së papunësisë, por edhe të kategorisë as të punësuar as në arsim dhe as në aftësim.
Si bazë e analizës është marrë viti 2019 kur në Shqipëri 26.6 për qind e tyre nuk ishte angazhuar por një vit më vonë ka një përkeqësim duke shkuar në 27.9 për qind. Madje në dokument thuhet se kjo shifër është më shumë se dyfishi i mesatares së BE-27 ku vetë, 12.6% e të rinjve nuk janë të papunë e jashtë sistemit arsimor.
Një tjetër element paraqitet për një shtesë të lartë të personave në moshë 10 deri në 24 vjeç dhe në vitin 2030 shkojnë në 2 miliardë. Por sërish mungojnë të dhënat për Shqipërinë ku mosha mesatare u rrit ndjeshëm duke shkuar në 38.2 vjecc. Megjithatë ndër 17 prioritetet ku premtohet angazhimi në shoqëri qëndron dhe barazia dhe mbështetje të shprehjes së të rinjve në bazë të identiteteve të tyre gjinore dhe të drejtave për pakicat LGBTI.
Një tjetër pikë është dhe studimi i mundësisë për të financuar çiftet e reja me 1 milionë lekë në blerjen e banesave si dhe mbështetja financiare për bizneset e reja të tyre. Por këto janë pika që paraqiten si mundësi studimi pa një afat nëse do të realizohen.
