Sigurimet e ndërtimi "na shpëtuan", qeveria pret rritje ekonomike, shpresë tek turizmi

Qeveria parashikon një rritje ekonomike deri në 3.9 për qind për tre vitet e ardhshme.

Megjithatë në programin afatmesëm shpresohet që rritja e numrit të turistëve do të mund të rikuperojnë defiçitin e krijuar nga shtimi i importeve.

Sa i përket vitit të shkuar pavarësisht se theksi është vënë te bujqësia apo prodhimi, është sektori i sigurimeve dhe ndërtimi ai që ka shënuar kontribuar më shumë në ekonomi, më konkretisht me një rritje prej 19.62% dhe 19.41%.

Më tej peshë kryesore kanë pasur dhe industria dhe tregtia më shumicë por duket se dërgesat e produkteve Made in Albania në vende të tjera nuk kanë pasur ndryshime të forta.

Sa i përket bujqësisë dhe në agropërpunim qeveria nënvizon se në këtë sektorë janë të punësuar 549.470 persona ndërsa deri vitin e arshëm synohet që të angazhohen edhe 16 mijë të tjerë.

Por pavarësisht kritikave për mbështetjen me fonde në këtë sector shifrat edhe në tre vitet e ardhshme do të jenë të ulëta.

Qeveria premton që në skemën kombëtare në bujqësi të shtojë nga 4800 persona që janë aktualisht në 6000 përfitues deri në vitin 2025.

320 aplikime parashikohet të përfudojnë nga Programi IPARD II teksa nga subvencioni i naftës do të jenë nga 17.500 që deklarohen aktualisht në 18.500 në vitin 2025.

Pavarësisht këtyre shifrave qeveria parashikon që të rrisë eksportet bujqësore me 3 miliardë lekë në vtin 2023.