Rezistojnë eksportet/ Rritje krahasuar me një vit më parë, rënia me qershorin

Mineralet dhe energjia elektrike kanë vazhduar të rrisin eksportet shqiptare. Të dhënat janë publikuar nga INSTAT, ku në raport nënvizohet se të njëjtat produkte janë importuar në Shqipëri.

Kërkesat për prodhimet shqiptare vazhdojnë të jenë të qëndrueshme pavarësisht krizës ndërkombëtare të çmimeve. Sipas INSTAT eksportet Made in Albania në korrik arritën në 39 miliardë lekë duke u rritur me 23 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar kur shtetet kishin ende kufizime për shkak të pandemisë.

Por po ashtu raportohet një rënie me 14 për qind krahasuar me qershorin, fenomen ky i hasur edhe në vitet e shkuara. Por dërgesat e ulëta nuk ka ndikuar te të ardhurat që janë rritur me 0.6 % në krahasim me Qershor 2022.

Kanë qenë shitja e materialeve të ndërtimit, metalet, lënda djegëse dhe energjia elektrike që kanë shënuar shtesën më të madhe nga 5 deri në 6 %duke krijuar edhe një stabilitet në të ardhura.

Sa i përket shteteve Australia ka shënuar një rritje të kërkesës për prodhime made in Albania me 248 për qind e më tej  Italia 35 e Greqia 4,8

Sa i përket importeve në korrik vlera arriti në 528 miliard lekë, duke u rritur me 23,9, krahasuar me vitin e shkuar

Por edhe në këtë rast sasinë më të madhe të hyrjeve e ka zënë Mineralet, lënda djegëse dhe energjia elektrike.