“Bord hajdutësh të organizuar” Vasili: Pasqyra e çmimeve në Mal të Zi e Maqedoni i nxjerr më të zi seç janë

Gjatë një deklarate për mediat  deputeti Petrit Vasili u shpreh se Bordi i Trancparencës është një bord hajdutësh të organizuar.

Teksa risolli në vëmendje projektligjin për uljen e çmimit të karburantit të cilin Partia e Lirisë e ka depozituar tha se tashmë ka vetëm dy zgjidhje. Sipas tij duhet të bëhet shkrirja e këtij bordi si dhe ulja e taksave e ndalja e vjedhjeve.

Petrit Vasili: Që në filim të marsit kemi depozituar projektligjin për uljen e çmimit të karburantit por përballë kemi pasur një bord që ne i kemi quajtur me gojën plot një bord hajdutësh të organizuar. Nuk ka në bord as për sy e faqe një njeri që përfaqëson qytetarët, konsumatorët apo biznesin. Është një vjedhje e organizuar dhe zgjidhjet janë dy: Shkrirja e këtij bordi mafioz dhe ulja e taksa e ndalja e vjedhjeve. Pasqyra e çmimeve në Mal të Zi e Maqedoni i nxjerr dhe më të zi seç janë.

Sakaq kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se rritja e çmimeve është rezultat i këtij korrupsioni pa fre që do të dënohet shumë shpejt.

Ilir Meta: Populli shqiptar po paguan një çmim të rëndë për gjithë situatën e monopoleve në treg. Çmimet janë dyfishuar e trefishuar duke krijuar një situatë të rëndë. Këto janë rezultat i këtij korrupsioni pa fre që do të dënohet shumë shpejt.