"Kush do të rrijë në xhepin e Ramës..." Meta tregon lojën e kryeministrit

Sipas disa fakteve të publikuara nga Partia e Lirisë, inaugurimi për ndërtimin e Ujësjellësit të Memaliajt është bërë për efekt fushate dhe pa u publikuar tenderi dhe kontrata përkatëse. Kreu i kësaj partie Ilir Meta tha përpara medieve se ky është një tjetër fakt se si funksionon shteti nën drejtimin e Edi Ramës. Madje këtë të fundit e akuzoi se po punon për të çuar në përplasje popullin me drejtësinë.

Partia e Lirisë ka publikuar disa të dhëna që lidhen me Ujësjellësin e Memaliajt, që sipas saj u inaugurua pa u shpallur më parpara fituesi i tenderit dhe as kontrata.

Sipas Ilir Metës, kjo tregon edhe njëherë mënyrën se si funksionon shteti i Edi Ramës, të cilin e parlajmëroi duke lexuar nenet e kodit penal.

Ilir Meta: Në shtetin e këtyre banditëve që nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutën tonë, me detyrimet e marrëveshjes së stabilizim-asociimit. Gjithçka bëhet fakt i kryer, të gjitha pazaret bëhen më përpara.

Demonstrohen dhe në publik si në rastin konkret ku Kryeministri sëbashku me Ministrin e Brendshëm dalin me kompaninë dhe fillojnë punime për qëllime edhe elektorale por jo vetëm. Ndërkohë që ky objekt është formalisht, zyrtarisht edhe në tenderim.

Rezervat ndaj sistemit të drejtësisë nuk kanë munguar nga ana e Ilir Metës, që edhe këtë herë akuzoi kreun e Qeverisë se kërkon të fusë në përplasje popullin me drejtësinë.

Ilir Meta: Shpresoj askush të mos shkojë në një kurs përplasje me popullin e Shqipërisë. Loja e Edi Ramës është të përplasë drejtësinë me popullin, ndërkohë që drejtësia duhet të përplaset me këtë dhunues të shtetit ligjor që shkel hapur ligjet dhe bëhen pjesë e një procesi të tërë manipulimi.

Kush dëshiron të bëhet pjesë e drejtësisë që po vjen  është i mirëpritur të bëjë punën e tij, kush dëshiron të rrijë në xhepin e Edi Ramës të vashdojë me të në rënie të lirë në humnerën që e ka zgjedhur vetë Edi Rama.

A e kuptoni se çbëhet ,e konkurset për në administratë publike ku një kontigjent shumë i madh i administratës po nuk patën kryer vepra penale nuk mund të marrë pozita drejtuese.

Ilir Meta paralajmëroi fakte të tjera më flagrante se ajo e Ujësjellësit, si edhe paralajmëroi sërish për protesta.