VIDEO/ Liverpool i papërmbajtshëm, Arsenal ruan kreun, Halaand merr në “krahë” Man. City

Pasdite pa surpriza por me një fitore shumë të thellë, në kufirin e rekordit për Liverpool që shkatërroi 9-0 Bournemouth në fitoren e parë të “The Reds” në Premier League.

Të kuqtë e Jurgen Klopp u trebuan të pamshirshëm ndaj miqve ku Luis Diaz dhe Firminho shënuan nga 2 gola ndërsa Elliot, Arnold, Van Dijk e Carvalho shtuan nga një tjetër për suksesin që bën diferencën për nënkampionët në fuqi, të cilët vinin nga 2 barazime dhe një humbje.

Arsenal hasi vështirësi por e kaloi Fulham 2-1 në derbin e Londrës duke ruajtur kreun me 4 fitore në po kaq ndeshje.

Fitore regjistroi edhe Manchester United që kaloi me vështitësi 4-2 Crystal Palace. Për kampionët të gjendur në disavantazh të dyfishtë, ndeshjen e rikuperuan Silva dhe Erling Halaand me një tregolësh.

Në Londër, Raheem Sterling gjeti dy golat e parë me fanellen e Chelseat për të fituar 2-1 ndaj Leicester City ende pa fitore këtë sezon.