Festa e motoristëve në Pogradec/ 10 kamionë me pajisje donacion për shkollat dhe spitalin
Motoristë nga vende të ndryshme të botës u bënë bashkë në Pogradec në një festë që u kushtohet posaçërisht atyre. Organizimi nisi si shenjë falenderimi për motorist e kamionistë nga Gjermania që të organizuar në një shoqatë bamirësie sollën si donacion 10 kamionë me pajisje për shkollat dhe spitalin.
10 kamionë me pajisje spitalore dhe shkollore i erdhën si donacion Pogradecit nga kamionistë dhe motoristë nga Gjermania, të angazhuar në bamirësi.
200 krevatë, 200 banka shkolle, 10 krevatë reanimacioni, 3 krevatë materniteti, makineri oksigjeni, aparatura dhe aksesorë spitalorë.
“Trupi në Gjermani, por mendja dhe zemra kanë qenë gjithmonë në Pogradecin tim” tha Juliana Dita, që jeton në Gjermani krijoi lidhjen e tyre me qytetin buzë liqenit.
“Më treguan që ka një shoqatë humanitare që ndihmojnë vendet në nevojë dhe se mendova dy herë dhe bëra pyetjen menjëherë “A është e mundur të ndihmoni qytetin tim, sidomos shërbimin spitalor dhe shkollat”.
Të shtunën festa të dielën vjedhja
Një ditë më pas policia e Pogradecit informoi se kishte arrestuar 4 punonjës bashkie se kishin vjedhur pako nga këto ndihmat. Reshit Fraholli me detyrë përgjegjës i rrugëve rurale dhe ish-kryetari i komunës se Çërravë, dhe punonjësit e kësaj ndërmarrje Raif Muçka; Bektash Xhudellari dhe Marsel Muçllari u arrestuan të dielën e 28 gushtit nga policia, pas videove të publikuara nga mediat, ku shihen personat duke marrë ndihmat.
Motofest Pogradeci
Në shenjë falenderimi në qytet u organizua “Motofest Pogradec” të cilës iu bashkuan të apasionuar pas motorëve nga disa vende të botës.
“Kanë ardhur grupe motoristike nga gjithë Ballkani, Europa, Shqipëria, kemi miq nga Greqia. Bamirësia është pjesë e festës” tha organizatori Dritan Hoxha.
Paradë në rrugët e qytetit dhe zbuluan disa nga zonat turistike buzë liqenit.
Disa thanë se do të rikthehen sërish në të ardhmen.
“Jam me bashkëshorten në një udhëtim vere, dëgjuam këtë takim të motoristëve këtu në Pogradec dhe vendosëm të vijmë, rezultoi fantastike, vend i bukur dhe njerëz shumë miqësor, do të kthehemi.”
Motofest Pogradec” që synon të kthehet në një traditë përfundoi me mbrëmje festive me muzikë, duke ofrur një natë ndryshe edhe për turistët buzë liqenit.





