Lumi Drin në Lezhë i ndotur/ Nga një mundësi për turizëm është kthyer në shqetësim për qytetin

Në Lezhë lumi Drin është kthyer në një shqetësim real për qytetarët. Lumi që kalon mes për mes qytetit, është Ndotur i gjithi ndërsa institucionet kanë dështuar për të për të zgjidhur situatën.

Këto janë pamje të lumit Drin në Lezhë.

Nga një mundësi për turizmin dhe për zhvillimin ekonomik të qytetit, lumi është kthyer në një ujëmbledhës të ujërave të zeza, të mbetjeve të ndryshme urbane si edhe të mbetjeve industriale.

Ndotja e krijuar është alarmante, duke u kthyer në shqetësim për qytetaret dhe turistet që vizitojnë Lezhën.

“Ne shqetësohemi, ka mbi 5 vite që nuk është pastruar. Është shumë erë e rëndë”

Qytetaret thonë se kjo situatë mund të kthehet dhe në burim sëmundjesh infektive, sidmos gjatë periudhes së veres ku temperaturat janë të larta.

“Do ishte shumë më mirë të ishte uji dhe ajri i pastër.”

“Ujin e ndot landfilli i Bushatit”

Ndotja masive e Lumit Drin në Lezhë është një problem i vjeter, ndërsa institucionet përgjegjëse kanë dështuar për t’i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi mjaft të madh për qytetin