"Opeli" me targa të Kosovës përplaset me një tjetër mjet në autostradën Lushnje-Fier, 3 të plagosur

Një aksident rrugor me pasojë lëndimin e tre personave ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier, në vendin e quajtur Bishqem.

Një mjet me targa të Republikës së Kosovës është përplasur me një tjetër mjet.

Shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin të dy mjetet në kohën që janë prekur me njëra-tjetrën ndoshta në tentativë parakalimi të mjetit "Opel" me targa të Kosovës ka shkaktuar përplasje me trafikndarëset e të dy mjeteve.

Nga shpejtësia mjetet kanë përfunduar me qindra metra larg njëri-tjetrit. Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje po disiplinon trafikun dhe po merren me dokumentimin e aksidentit.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.