Trafik në Rrugën e Kombit/ 40 mijë kosovarë hyjnë në Shqipëri në fundjavën e fundit të gushtit

Paraditen e sotme aksi hyrës në vendin tonë nga Morina ishte i tejmbushur me makina të shtetasve shqiptarë të Kosovës që po i drejtohen bregdetit tonë!

Mijëra qytetarë me automjetet e tyre dhe autobuzë po vijnë për të kalaur fundjavën e fundit të gushtit në Shqipëri.

Sipas të dhënave nga autoritetet kufitare të shtunën ne mengjes kanë kaluar pikën kufitare të Morinës, rreth 40 mijë shtetas të Kosovës .

Nga ana tjeter  në 25 ditët e para të gushtit, kanë hyrë në Shqipëri mbi 400 mijë shtetas të Kosovës.

Në pikën e përbashkët kufitare Shqipëri-Kosovë, nuk ka kontrolle për qytetarët, që kalojnë në të dyja vendet, kjo për shkak të marrëveshjes mes dy qeverive për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Marrëveshja mes dy shteteve ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë.

Trafik në Rrugën e Kombit/ 40 mijë kosovarë hyjnë
Në foto: Trafiku gjate fundjavës së 27 Gushtit në Rrugën e Kombit