Tirane/ 16 vjeçarja dhunohet dhe tentojnë ta djegin me benzinë, arrestohet ish bashkëjetuesi dhe dy shokët e tij
Arrestohet Ardit Ç. 25 vjeçari i cili akuzohet se së bashku me shokët ka dhunuar dhe ka tentuar të djegë ish bashkëjetuesen vetëm 16 vjeçe.
Policia e Tiranes informoi në mesditë se kishte arrestuar dy shoket e 25 vjeçarit por ky i fundit kishte arritur të largohet.
Disa orë më pas u mësua dhe arrestimi i tij.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë të mundur arrestimin e shtetasit A. Ç., 25 vjeç" njoftoi policia.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një pallati.
"3 shtetas (dy prej të cilëve të arrestuar në flagrancë) kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje, si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë)" sqaruan uniformat blu.
Të arrestuar janë Enea H. dhe një djalë 17 vjeçar.
Strukturat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.