Libofshë/ Vjet i kapën kanabisin në stan, këtë vit ia gjetën në shtëpi

Një kg kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje dhe fara bimësh narkotike janë gjetur në banesën e një 39 vjeçari i cili është arrestuar në flagrancë.

Operacioni u kodua “Libofsha”.

Droga ishte ndarë në 127 doza, e gatshme për t'u shitur dhe 62 fara kanabisi.

39-vjeçari ishte përsëritës për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, u arrestua gjithashtu më 31 tetor 2021, pasi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 kg kanabis në stanin në pronësi të tij.
Libofshë/ Vjet i kapën kanabisin në stan, këtë vit iaLibofshë/ Vjet i kapën kanabisin në stan, këtë vit ia