Personazhi i rrjeteve sociale ironizon fëmijët jetimë: Çfarë vizatojnë kur ju thonë të bëjnë një shtëpi?

Dea Mishel Hoxha, një personazh i rrjeteve sociale dhe e njohur nga një serial televiziv ka bërë një postim të pakëndshëm në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar një video në rrjetin social TikTok, ku pyet nëse fëmijët jetimë, kur vizatojnë një shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo institucion.

“Fëmijët jetim kur ju kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion?!” - pyet ajo në video.

Ndërkohë, teksa bën këtë pyetje ajo nuk ndal dot as të qeshurën gjatë gjithë kohës. Për shkak të reagimeve të shumta në rrjet video është fshirë Hoxha.

Instagramin e saj të populluar Dea Mishel Hoxha numëron mbi 100 mijë ndjekës dhe në BIO-n e saj shkruan se është artiste.