Biletë në euro për tu futur, bëhet me pagesë hyrja në xhaminë e Et’hem Beut?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2022, 15:42
Duket se hyrja në xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë është bërë me pagesë tashmë.
Aktivisti Genc Sejko ka postuar një foto në rrjetin e tij social ku duket një biletë për hyrje në këtë xhami që kushton një euro.
Bileta mban sipër logon e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe të Myftinisë së Tiranës.
Megjithëse akoma nuk ka një reagim zyrtar nga Komunitetit Mysliman nëse diçka e tillë është e vërtetë nga burime të pakonfirmuara thuhet se duke qenë se Xhamia është momunent kulture kjo pagesë është për ata që duan të hyjnë ta vizitojnë si turistë, ndërkohë që për besimtarët që falen në xhami hyrja është e lirë.
