Shpëtoi nga mbytja dy të rinjt nga Kosova, medalje vlerësimi për Robert Neçaj

Ky është një ndër vitet më të mira për sezonin turistikë në bregdetin e Lezhës. Asnjë i mbytur deri tani nuk është shënuar në det, ndërsa vrojtuesit atje kanë kryer disa misione heroike për shpëtimin e pushuesve. Duke vlerësuar punën e tyre, vrojtuesve u është ndarë medalje mirënjohjeje.

Zëvendesministrja e turizmit Almira Xhembulla, vlerësoi performancën e këtyre të rinjve, ndërsa tha se në të ardhmen do të bëhet më shumë që në çdo biznes të jetë i detyrueshëm edhe vrojtuesi.

I emocionuar dhe me lotë në sy, Robert Neçaj i cilësuar si hero, shpëtoj dy të rinj nga Kosova tha se puna e tij është një mision për të shpëtuar sa më shumë jetë. Ai falenderoi të gjithë shqiptarët edhe ato në Kosovë që i qëndruan pranë.