Jalë, kishte ngelur në det me skaf dhe nuk kthehej dot, shpëtohet nga policia skafisti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2022, 15:27
Policia Kufitare e Dhërmiut i vjen në ndihmë shtetasit që kishte ngelur në det dhe e kishte të pamundur kthimin në breg, si pasojë e defektit në mjetin e tij lundrues skaf.
Gjatë ditës së sotme, policia kufitare e Vlorës ka marrë njoftim se 1 drejtues mjeti lundrues skaf, që ishte duke lundruar në det, në plazhin Jalë, Dhërmi, e kishte të pamundur të kthehej në breg, pasi mjeti që ky shtetas drejtonte, kishte pësuar një defekt.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit Policia është organizuar për t’i ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit lundrues, që rrezikonte mbytjen.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të mjetit lundrues, si dhe të drejtuesit të tij që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
