Presidenti Begaj takohet me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka pritur sot në një takim Kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes dy vendeve në këtë vit që shënon 100-vjetorin e njohjes së Shqipërisë nga Luksemburgu dhe 50-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e pakursyer që Luksemburgu i ka dhënë Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor gjatë gjithë këtij procesi.

Presidenti tha se mbështetja domethënëse e Luksemburgut për procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor ka marrë një rëndësi edhe më të madhe gjeopolitike, veçanërisht pas agresionit të armatosur rus në Ukrainë.

Presidenti Begaj e falënderoi Kryeministrin Bettel edhe për hapësirat dhe kushtet që Luksemburgu i ka krijuar komunitetit shqiptar që jeton e punon atje.