Stuhia falimenton fermerin në Myzeqe

Stuhitë e fundit të shiut në Zonën e Myzeqesë, kanë shkaktuar dëme të mëdha tek fermerët. Miliona lekë investime janë shkatërruar atje, ndërsa fermerët i bëjnë thirrje institucioneve për ndihmë.

Rreshjet e ditëve të fundit të shoqëruara nga shtrëngata të forta dhe me erëra shkaktuan dëme kolosale për fermerët e zonës së Myzeqesë

Zona me e goditur është ajo e Tre Urave në njësinë administrative Grabjani në bashkinë e Divjakës

Serat kanë qenë mjaft të goditura duke shkaktuar dëme miliona lekë tek fermerë.

Arjan Snalla ka ngritur serën familjare, ndërsa për dëmet thotë se janë shkatërruese për të.

"Prodhimi gati 13 milionë nuk kishte arritur akoma në gjysmë. Investimi ka vajtur rreth 4.5 milionë lekë" thote fermeri.

Bashkia Divjake me ekspertët e saj e ka verifikuar dëmin por fermerët kërkojnë edhe ndihmën e ministrise se bujqësisë për të rifilluar aktivitetin e tij, pasi në këto kushte është i falimentuar.