Florian Marku i pandalshëm, fiton ndaj meksikanit me vendim unanim

Florian Marku realizon ëndërrën e tij të fëmijërisë. Boksieri shqiptar i peshave super të lehta fiton një gjerdan në Tiranë dhe bëhet fjalë për WBC silver që i hap rrugën për sfidë të tjera më të rëndësishme, Marku, përpara mijëra të pranishmëve në “Air Albania Stadium” arriti të dominonte meksikanin Miguel Parra Ramirez.
Atmosferë elektrizuese në pasditen e 25 gushtit që u ndez me disa sifda interesnate ndërsa pak përpara mesnate, në praninë e mijëra shqiptarëve, 29-vjeçari që jeton në Londër, zbarkoi në ringun e stadiumit modern të kryeqytetit ku u prit me ovacione nga mijëra të pranishëm me flamuj kuqezi.

Dueli nisi vrullshëm me shqiptarin që kërkoi të sulmonte që në grushtimet e para por Parra rezistoi me u kundërpërgjigj në kohë edhe pse dukshëm në disavantazh. Raundet 4 dhe 5 u ndezën ku Ramirez nuk lëshoi terren duke fituar të katërtin ndërsa në të pestin e bëri betejën më të hapur.

Raundi i shtatë tronditi shqiptarin kuqezi me një nokdaun por më pasi ai rikuperoi terren duke fituar tre raundet pasardhës. Vendim unanim nga gjyqtarët qe i vendosën në mes gjerdanin WBC silver.
Rekordi i Markut është i jashtëzakonshëm, pasi ai është i pamposhtur në karrierën e tij në boks.

Në 13 ndeshje të zhvilluara të tij, ai ka 12 fitore dhe një barazim, ku 7 prej tyre kanë ardhur me “knock-out.
Në krahun tjetër, meksikani Parra numëronte 25 ndeshje me 21 fitore nga të cilat 3 humbje dhe 1 barazim.





