Djali vrau babanë në Mallakastër, flet i afërmi: Kohët e fundit i kishte lënë ilaçet

Qemal Muhametaj është vrarë mbrëmjen e 25 gushtit 2022 nga i biri Mariglen Muhametaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ndërsa pas aktit të rëndë 37-vjeçari u arratis për tu kapur disa orë më vomë.

Autori mësohet se është me probleme të shendetit mendor ndërsa jetonte i vetëm me nënën dhe babanë e tij, ndërsa ngjarja është zhvilluar në oborrin e shtëpisë.

73 vjeçari ka qenë duke larë këmbët në oborr, ndërsa at e bir kane debatuar e më pas 37 vjecari e ka qelluar me sende te forta në kokë duke e lënë atë të vdekur në vend.

Fill pas ngjarjes ai është larguar nga shtëpia, ndërsa të afërmit e tij thonë se ai kohët e fundit kishte ndërprerë mjekimin.

"Ishte kuruar por kohët e fundit i la ilaçet" thotë i afërmi.

Vetë banorët thonë se Qemali dhe Marigleni kanë pasur edhe konflikte të mëparshme, ndërsa e zonja e shtëpisë ishte e paralizuar.

37-vjeçari, është arrestuar rreth orës 5:00 të mëngjesit të 26 gushtit 2022 në një zonë të pyllëzuar afër vendit ku ndodhi krimi.